Vila e Enver Hoxhës
Vila e Enver Hoxhës
Vila 31 ndodhet e pozicionuar në zonën e Ish Bllokut. Në këtë vilë ka jetuar diktatori Enver Hoxha dhe u konceptua si shtesë e vilës tjetër të tij, të ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Cost. Ajo është vepër tipike e arkitekturës së viteve ’70. Mbizoterojnë linjat e pastra me rifinitura minimaliste, por me një plastikë interesante të krijuar nga lëvizja e volumeve. Ajo ka shtrirje horizontale të volumeve në lartësi 2 kate dhe theksim vertikal me katin e 3-të. Objekti është trajtuar me sipërfaqe të konsiderueshme xhami, duke i krijuar akses të madh ndriçimit natyral. Fasada ka karakteristikë suvatë e pastra por me theksim të kolonave, nëpërmjet veshjeve të gurit dhe parapeteve të ballkoneve me kangjëlla të lehta transparente.
Një efekt shumë të madh vizual japin sipërfaqet e gjelbëruara përpara, që mundësojnë shikimin e plotë të objektit.
Vila e Enver Hoxhës
1973
beton i armuar (betonarme); suva; xham; pllaka guri dekorative; parmak metalikë.
Projektues:
Anonim

Vila e Enver Hoxhës 3D
