Projekt me fokus: TË RINJTË, KULTURËN, TURIZMIN

Ky projekt u konceptua dhe realizua nga Qendra Be The Change me mbështetjen financiare të Ministrisë të Kulturës. Vizitorët e këtij muzeu të hapur interaktiv kanë mundësi të njihen me objektet e interesit përmes një aplikacioni, i cili mundëson një hartë interaktive dhe një libër digjital me harta orientuese, indeks arkitektësh dhe tekste informuese për ndërtimet dhe objektet e kohës. Çdo objekt është paraqitur në imazhe 3D, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për vizitorët e tij. Përtej mundësisë së vizitës virtuale, aplikacioni dhe harta interaktive që ai përmban, shërbejnë gjithashtu edhe si një udhërrëfyes për vizitorët vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë kryeqytetin, duke vizituar nga afër objektet e interesit.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i trashëgimisë kulturore dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi vlerat që ajo mbart, nëpërmjet inovacionit.

Ky projekt është në funksion të:

  • Ndërgjegjësimit dhe informimit të qytetarëve dhe turistëve mbi veprat dhe trashëgiminë kulturore të periudhës komuniste në Shqipëri.
  • Promovimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet teknologjisë inovative.
  • Rritjes së kapaciteteve të të rinjve studiues dhe profesionistëve, mbi arkitekturën e realizmit socialist dhe krijimi i një mjeti kërkimesh mbi këtë tematikë.

PROJEKTI ME FOKUS: TË RINJTË, KULTURËN, TURIZMIN