Piramida
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha”
Piramida
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha”
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori” ndodhet e pozicionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të godinës të Kryeministrisë dhe konsiderohet një nga pikat më nevralgjike të qytetit.
Kjo ndërtesë u ndërtua si muze për nder të diktatorit Enver Hoxha dhe u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimn e Klement Kolanecit dhe Pranvera Hoxhës (përkatësisht dhëndri dhe bija e ish diktatorit). Kjo strukturë u projektua si krahët e shqiponjës, simbol i kombit Shqiptar, por është e qartë vetëm në konfiguracionin e objektit në plan vendosje. Ndërsa nga këndvështrimi i kalimtarit ngjan me një piramidë.
Nëse ngjitesh në majë të saj, shpërblehesh me një panoramë 360 gradë të Tiranës. Për të zbritur përsëri poshtë, duhet thjesht të rrëshqasësh në faqet e saj.
Ky objekt u quajt ndryshe “Piramida” gjatë lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, për shkak të formës se saj arkitektonike.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha”
1988
Beton i armuar (betonarme), pllaka mermeri të bardhë, pllaka granili, xham.
Projektues:
Grup Arkitektësh (Klement Kolaneci, Piro Vaso, Pranvera Hoxha, Vladimir Bregu etj.)
piramida 3D
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha”