Pallati i kulturës
Pallati i kulturës
Pallati i Kulturës është pozicionuar në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej.
Ndërtimi i tij filloi në vitin 1959, atje ku dikur kishte qënë Pazari i Vjetër i kryeqytetit. Për simbolikë, tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov.
Fasada e këtij pallati ka ndikim të dukshëm nga arkitektura e Pallatit të Kongreseve në Romë dhe nga Ndërtesa e Stacionit të Finlandës në Shën Petërburg. Shkallarja, kolonada dy katëshe dhe shtrirja planimetrike në dimensione të konsiderueshme, i japin një pamje madhështore objektit. Ky efekt përforcohet edhe më tepër natën, si rezultat i ndriçimit të futur brenda fasade.
Në brendësi të tij ndodhen disa nga institucionet më të rëndësishme të jetës social-kulturore të kryeqytetit siç janë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare.