Liceu Artistik
Liceu Artistik
Liceu Artistik “Jordan Misja” ndodhet i pozicionuar në rrugën e Elbasanit. Vendndodhja e kësaj ndërtese në një kryqëzim rruge dhe zgjidhja harkore që i është dhënë nga ana arkitektonike, krijon një tërheqje të objektit nga rruga duke mundësuar kështu liri shikimi nga të dyja anët e saj.
Liceu Artistik është një objekt me katër kate dhe organizim planimetrik në formë “L”. Fasada e tij karakterizohet nga linja të pastra dhe dritare të mëdha të barazlarguara në distancë. Zgjidhja harkore që i është dhënë hyrjes e bën këtë objekt më mikpritës. Katër kolonat rrethore që ngrihen në të gjithë lartësinë dhe shkallarja që të ngjitet tek hyrja i japin objektit një pamje monumentale.
Liceu Artistik ”Jordan Misja”,
1946
Beton i armuar (betonarme); suva; xhama; veshje mermeri.
Projektues:
Grup Projektuesish

Liceu Artistik 3D
