Galeria kombËtare e arteve

Galeria kombËtare e arteve

Galeria Kombëtare e Arteve ndodhet e pozicionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërtesa dykatëshe është konceptuar në formë T. Muri rrethues në pjesën lindore ka një lartësi mbi 2 metra, ndërsa në pjesën jugore lartësia ulet deri në gjysmë metri. Oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve qëndron si një nga hapësirat e gjelbëruara në qytet, duke krijuar një distancë interesante nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe krijon lidhje me rrugën këmbësore “Murat Toptani”. Vitet e fundit, në pjesën perëndimore të kësaj hapësire është vendosur instilacioni “Reja” – “The Cloud”, vepër e arkitektit Sou Fujimoto.

GKA është institucioni më i rëndësishëm dhe i vetëm kombëtar i ekspozimit, konservimit, studimit, restaurimit, edukimit, botimit dhe arkivimit të veprave të artit pamor shqiptar të traditës dhe atij bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.

Galeria Kombëtare e Arteve,
1974
Beton i armuar (betonarme), pllaka travertine, xham.
Projektues: 
Enver Faja

Galeria kombËtare e arteve 3D