Fakulteti i shkencave të natyrës

Fakulteti i shkencave të natyrës

Arkitektura e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, si shumica e objekteve të tjera të ndërtuara në të njëjtën periudhë, është ndikuar nga arkitektura sovjetike. Ai është një objekt me një stil të pastër dhe elementë të thjeshtë, gërshetuar në mënyrë harmonike mes tyre.

Hyrja kryesore përmban tre dyer druri me sipërfaqe të mëdha xhami, të harkuara në pjesën e sipërme. Kati përdhe është stiluar me suva të punuar me breza horizontalë dhe fugaturë të dallueshme, duke i dhënë objektit shtrirje horizontale. Dritaret e katit përdhe dhe dy kateve të tjera kanë formë drejtkëndore, ndërsa dritaret e katit të fundit janë të harkuara.

Ato kombinohen me harqet e dyerve të hyrjes kryesore. Streha e sipërme është punuar  me një konturim minimalist por që i shkon përshtat stilit të pastër të gjithë objektit.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës,
Vitet’50
Beton i armuar (betonarme); xham; suva; pllaka guri.

 

Projektues: 
Grup Projektuesish

Fakulteti i shkencave të natyrës 3D