Fakulteti i gjuhëve të huaja

Fakulteti i gjuhëve të huaja

Ndërtesa e Fakultetit e Gjuhëve të Huaja ndodhet e pozicionuar në rrugën e Elbasanit.

Ndërtesa është simetrike me planimetri në formë “U”. Në aksin e simetrisë theksohet hyrja e objektit si në plan dhe në fasadë. Ndriçimi natyral sigurohet nëpërmjet dritareve të mëdha, të vendosura në distancë të barabartë në të gjithë perimetrin e objektit. Kati i parë, në dallim nga dy katet e tjera, ka dritare të harkuara në pjesën e sipërme dhe suva në formë brezash të barabartë, që ndahen me fugatura të theksuara. Këto elementë i japin objektit një shtrirje horizontale. Pjesa qëndrore e ndërtesës shfaqet madhështore në sajë të hyrjes së harkuar, pilastrave në dy kate lartësi dhe kapiteleve plot detaje.

Kontrasti i fortë i ngjyrave por dhe oborri i madh para i jep edhe më shumë rëndësi fasadës, duke  tërhequr vemendjen e gjithë kalimtarëve.

Fakulteti i Gjuheve te Huaja,
1970
beton i armuar (betonarme); suva; xham

 

Projektues: 
Koço Miho

Fakulteti i gjuhëve të huaja 3D