Blloku i pallateve “Shallvaret”

Blloku i pallateve “Shallvaret”

Pallatet “Shallvare” shtrihen nga ndërtesa përballë Bankës Kombëtare dhe vazhdojnë deri në fund të rrugës ku ndodhet lumi Lana, në afërsi të zonës të “Ish Bllokut”. Ato janë pallate shtatë katëshe me apartamente të larta. Karakteristikë e këtij blloku pallatesh është fasada e stilit barok me dritare të vogla, pa ose me ballkone false dhe tunele kalimi. Stili arkitektonik u adaptua i gjithi nga Moska. Katet e para që sot funksionojnë si dyqane, dikur u përdorën dhe u shfrytëzuan si magazina, pastaj si banesa për familjet e persekutuara ose të varfra, të cilat i jepte kryesia e lagjes.

Bashkë me blloku “Shallvare”, më vonë u ndërtuan pallatet “Agimi” dhe Pallatet e Oficerëve në Rrugën e Durrësit, të cilat i përkasin të njëjtit stil arkitektonik.

Blloku i pallateve “Shallvaret”,
1953
Tulla, Beton i armuar

 

Projektues: 
Gani Strazimiri

Blloku i pallateve “Shallvaret” 3D