Albanian University
Albanian University
Vila ku sot ndodhet “Albanian University” gjendet e pozicionuar në “Rrugën e Durrësit” dhe është një objekt karakteristik i ndërtuar në fillim të viteve ‘50.
Ai është një objekt relativisht i vogël por i kuruar me shumë detaje në aspektin e stilit të fasadës. Hyrja kryesore është e theksuar me rifiniturat që rrethojnë derën prej druri dhe xhami. Një element i rëndësishëm i fasadës është theksimi i kolonave me të njëjtin trajtim në të dy katet.
Në katin e parë ndodhen dy ballkone të vogla harkore, të cilat kombinohen me dritaret e harkuara të katit të dytë. Ndërsa dritaret e rregullta të katit të parë kombinojnë me ballkonin e drejtë në katin e dytë. Kolonat anësore dekorative janë bërë me të njëjtën suva si kolonat e hyrjes, duke krijuar drejtkëndësh që japin përshtypjen e gurit të buçarduar.
Kolonat anësore ndërpriten në katin e parë nga një fugë e plotë dhe e thellë.
Ndërtesa ku sot ndodhet “Albanian University”,
Vitet’50
Beton i armuar (betonarme); suva; rifinitutra gipsi.
Projektues:
Grup Projektuesish

Albanian University 3D
