Hotel Tirana
Hotel Tirana
Hotel Tirana është një ndërtesë e pozicionuar në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin Skënderbej. Ajo cilësohet si një arkitekturë imponuese e stilit socialist, ku mbizotërojnë linjat e pastra dhe pa rifinitura të ngarkuara. Identifikuese dhe shumë inovative për kohën ishin ventratat e vazhduara me xham në të gjithë perimetrin e kateve të hotelit.
Hotel Tirana ishte ndërtesa më e lartë e vendit përgjatë gjithë periudhës të diktaturës.
Sot rreth saj ekzistojnë edhe godina të tjera më të larta, por gjithsesi mbetet një godinë ikonike e Tiranës.
Hotel Tirana,
1979