Pallati i Kongreseve

Pallati i Kongreseve

Pallati i Kongreseve ndodhet i pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan katër vite më pas, në vitin 1986. Ndërtesa ka një shtrirje rreth 70 metra (paralel me shëtitoren) dhe lartësi 18 deri në 23 metra. Stili arkitektonik i këtij objekti u krijua i tillë për t’u harmonizuar me objektet e tjera ekzistuese përreth, si: Muzeu Arkeologjik, Kryeministria, Radio-Televizionin Shqiptar, etj..

Për sa i përket ambjenteve të brendshme, kryesore është salla e madhe prej 2100 vendesh. Ajo u kompozua për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve.

Pallati i Kongreseve,
1986
Beton i armuar (betonarme), pllaka travertine dhe materiale te tjera si mermer dhe xham.
Klement Kolaneci, Piro Vaso, Pranvera Hoxha etj..

Pallati i Kongreseve 3D