Kinostudio “Shqipëria e Re”

Kinostudio “Shqipëria e Re”

Kinostudio “SHQIPËRIA E RE” është e pozicionuar në një zonë që ka marrë emrin prej saj (zona e Kinostudios). Ndërtesa historike, ku dikur ndodhej industria e kinematografisë së realizmit socialist, ende vazhdon të jetë një pikë referimi interesante arkitektonike. Fasada ka stilin e një tempulli grek të dalë nga lashtësia. Katër kolonat gjigante të stilit korintik kanë nga mbrapa një dekor të projektuar me kujdes. Kjo dalje volumore e aksit kyesor qëndror me dy krahë anësore, simetrikisht, ritheksohet me dy kompozita, me dy kolona rrethor dhe katrore, po kronitike dhe me nga një basen përpara.

Ky është korpusi qëndror sepse më vonë janë shtuar dhe reparte të tjera në hapësirën e kopshtit gjigant, por që nuk kanë lidhje stilistike me godinën qëndrore. Sot godina përdoret nga një sërë televizionesh shqiptare.

Kinostudio,
1952
Tulla, Beton i armuar.
 
Projektues: 
K. Miho

Kinostudio “Shqipëria e Re” 3D