Ndërtesa me kuba

Ndërtesa me kuba

Pallati i njohur si “Ndërtesa me Kuba” është  vendosur në Rrugën e Dibrës, mbrapa Hotel Tirana.

Ky pallat përfaqëson në vetvete aspiratën e arkitekturës shqiptare për të qenë në një hap me kohën, në veçanti me Perëndimin. Struktura volumore e ndërtesës është inspiruar qartazi  nga stili kubizt, në një kontrast të dukshëm me arkitekturën e zymtë socialiste, që karakterizonte atë periudhë. Për shkak të risisë që solli, ndërtesa u vu në qendër të akuzave të regjimit të atëhershëm dhe projektuesi i saj Maks Velo u burgos për 10 vite.

Në vitet 1974-1989, pikërisht në këtë ndërtesë ndodhet apartamenti ku banoi shkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe familja e tij. Së fundmi apartamenti është shndërruar në muze, i  quajtur “Shtëpia Studio Kadare”.

Ndërtesa me Kuba,
1973
Beton i armuar
(betonarme)
Projektues: 
Maks Velo

Ndërtesa me kuba 3D