Muzeu Historik Kombetar
Muzeu Historik Kombetar
Muzeu Historik Kombëtar është i pozicionuar në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 metrash katrorë dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18 000 metrash katrorë. Është trajtuar në formë perimetrale me një oborr të brendshëm, rreth të cilit organizohen tetë pavjonet e ekspozimit. Ka dimensione dhe pamje madhështore, me shkallare në pjesën e përparme të fasadës kryesore, ku spikat mozaiku i vendosur në qendër të objektit që tejkalon lartësinë e tij.
Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4 750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.