Blloku i pallateve tek Posta Telegrafa

Blloku i pallateve tek Posta Telegrafa

Blloku i Pallateve tek Posta Telegraf mund të konsiderohen ndër objektet e para të banesave kolektive, trajtuar me hapësira të mëdha drite (llozha e ballkone për çdo apartament). Sipas dëshmisë së arktietktit Petraq Kolevica në librin e tij “Arkitektura dhe Diktatura”, në projektin fillestar ishte planifikuar përfshirja e elementëve modernë, ku bënin pjesë dhe dritaret më të mëdha se norma e kohës, por byroja politike e konsideroi si modernizim të palejueshëm.

Megjithatë, këto objekte sollën një frymë të re që impaktoi edhe mënyrën e jetesës së banorëve. Ndërtimi i tyre, me konstruksion betonarme dhe muraturë tullash me birë, dha mundësi për krijimin e ambjenteve të shërbimit në katin përdhe dhe hapësira më të mëdha, me shumë dritë në katet e banimit. Fasada e jashtme me suva, të trajtuar në disa plane me breza horizontalë, i dha një pamje të re objekteve kolektive të banimit.

Për fat të keq ky stil nuk zgjati shumë, pasi në ndërtimet e mëvonshme sipërfaqet e banimit u reduktuan dhe nuk i kushtohej më rëndësi pamjes së jashtme.

Blloqet e pallateve tek Posta Telegrafa,
1963
Beton Arme, Tulla me bira, suva, xham.
Projektues: 
Petraq Kolevica

Blloku i pallateve tek Posta Telegrafa 3D