Shkolla e Partisë
Shkolla e Partisë
Shkolla e Partisë ishte një institucion dedikuar studimeve ideologjike. Ndërtimi i këtij objekti filloi në vitin 1969 dhe përfundoi në vitin 1971. Pozicionuar në krah të një prej arterieve të rëndësishme me shumë lëvizje, ajo tërheq vëmendjen për arkitekurën imponuese. Territori mjaft i madh rreth saj, i tajtuar me sipërfaqe gjelbërimi i shton vlerë objektit. Shkolla e Partisë ka një shtrirje të konsiderueshme horizontale, me elementë konsolash si dhe linja horizontale të theksuara.
Identifikuese janë dritaret e vazhduara, që ndërpriten në një distancë të rregullt nga elementë vertikal duke i dhënë plastikë objektit.